Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe rivali i tij për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Joe Biden, janë përplasur verbalisht për dhunën që ka shpërthyer në protestat në Portland.
Trump fajësoi kryetarin demokrat të Portlandit, Ted Wheeler, se ka lejuar vdekje dhe shkatërrim të qytetit.
Por Biden tha se presidenti është duke e nxitur dhunën në mënyrë të rrezikshme.
Një burrë u qëllua për vdekje në Portland të shtunën ndërsa në qytet një tubim pro-Trump u përplas me protestuesit e Black Lives Matter.
Qyteti Portland është bërë vatër e protestave kundër dhunës policore dhe racizmit që nga vrasja e afrikano-amerikanit George Floyd më 25 maj në Minneapolis, që kishte shkaktuar protesta në mbarë vendin. /abcnews.al