Trump depoziton padinë, kërkon ndaljen e numërimit të votave në Michigan

schedule20:30 - 4 Nëntor, 2020

schedule 20:30 - 4 Nëntor, 2020

Ekipi i fushatës së Presidentit Trump tha të mërkurën pasdite se kishte ngritur padi gjyqësore që kërkon të ndalë numërimin e votave në Michigan, pasi sipas tij nuk i ishte dhënë qasje e mjaftueshme në vendet e numërimit të votave për të vëzhguar hapjen e kutive të votimit.

Ne kërkojmë të rishikojmë ato fletëvotime të hapura dhe të numëruara, gjatë kohës kur ne nuk kemi pasur qasje” tha Bill Stepien menaxheri i fushatës.  Kandidati Biden kryeson me 45,000 vota nga më shumë se 5 milionë të hedhura në Michigan./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!