Donald Trump deklaroi se Danimarka duhet të heqë dorë nga Groenlanda “për botën e lirë”.
“Ne kemi nevojë për Groenlandën për qëllime të sigurisë kombëtare, këtë më kanë thënë për një kohë të gjatë,” thai ai gjatë një konference, shkruan Sky News.
“Njerëzit nuk e dinë vërtet nëse Danimarka ka të drejtë ligjore” për Groenlandën, por “nëse e dinë, ata duhet të heqin dorë nga ajo për botën e lirë. Nuk ju duhen as dylbi,” shtoi presidenti i zgjedhur amerikan.
Trump gjithashtu pretendoi se popullsia e Groenlandës do të votonte ose për pavarësinë ose për t’u bashkuar me SHBA-në dhe paralajmëroi se do të godasë Danimarkën me tarifa./abcnews.al