Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump: Britania e Madhe mund të mos përjashtohet nga vendosja e tarifave

schedule13:32 - 3 Shkurt, 2025

schedule 13:32 - 3 Shkurt, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Britania e Madhe nuk do të përjashtohej nga vendosja e tarifave, megjithëse shtoi se kjo mbetet për t’u parë.

Ai la të kuptohet gjithashtu për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Britaninë, duke e quajtur kryeministrin Sir Keir Starmer “shumë të mirë” dhe duke thënë se do të shihte nëse ai mund të “balanconte buxhetin”.

“Epo, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të ndodhë. Mundet. Le të shohim se si funksionojnë gjërat. Mund të ndodhë me ta. Kjo do të ndodhë patjetër me Bashkimin Evropian, mund t’ju them këtë, sepse ata vërtet kanë përfituar nga ne”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!