Trump: Biden kërcënim për “ëndrrën amerikane”

schedule09:37 - 28 Gusht, 2020

schedule 09:37 - 28 Gusht, 2020

Presidenti amerikan, Donald Trump, e cilësoi Partinë Demokratike dhe të kandidatin e tyre, Joe Biden, një kërcënim për “ëndrrën amerikane”.

Ai tha se Biden do të “shkatërrojë madhështinë amerikane” nëse zgjidhet president. Trump tha se administrata e tij “kishte kaluar katër vitet e fundit për të përmirësuar dëmin që Joe Biden shkaktoi si senator dhe nënpresident”, duke shtuar se gjithçka që administrata Trump kishte arritur “tani është në rrezik”.

“Demokratët nuk e shohin Amerikën si kombin më të lirë, të drejtë dhe të jashtëzakonshëm në tokë. Në vend të kësaj, ata shohin një komb të dobët që duhet të ndëshkohet për mëkatet e tij”, tha Trump.

Ai pyeti se si kjo parti mund ta udhëheqë vendin “kur harxhon kaq shumë kohë duke e shkatërruar atë?”

Duke folur për pandeminë edhe çështjet racore, si dy probleme që kanë përfshirë vendin, Trump tha se Biden vetëm do të përkeqësonte grindjet racore mbi sulmet policore ndaj amerikanëve me ngjyrë.

“Këto zgjedhje do të vendosin nëse ne i mbrojmë amerikanët që zbatojnë ligjin, ose nëse ne i lëshojnë frerët ndaj anarkistëve dhe kriminelëve që kërcënojnë qytetarët tanë”, tha Trump.

“Askush nuk do të jetë i sigurt në Amerikën e Bidenit”, tha Trump.

Kandidati demokrat për president, Joe Biden, iu përgjigj deklaratave të Trump.

“Donald Trump deklaroi se nuk do të jeni të sigurt në Amerikën e Joe Biden, atëherë unë pyes veten: Sa të sigurt ndiheni në Amerikën e Donald Trump?”, shkroi Biden në Twitter.

Republikanët pretendojnë se dhuna që ka shpërthyer në Kenosha dhe disa qytete të tjera amerikane është faji i guvernatorëve dhe kryetarëve demokratë.

Fushata presidenciale ka qenë kryesisht në hije të debateve për pandeminë e koronavirusit, e cila ka shkaktuar 180,000 viktima si dhe miliona të pa punë. Trump përsëriti faktin se Kina është fajtore për pandeminë si dhe premtoi se do të rindërtojë ekonominë nëse rizgjidhet./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!