Trump: Biden futet në Shtëpinë e Bardhë vetëm nëse vërteton që i ka të vetat 80 milion votat

schedule18:34 - 27 Nëntor, 2020

schedule 18:34 - 27 Nëntor, 2020

Joe Biden mund të futet në Shtëpinë e Bardhë si president vetëm nëse vërteton që 80 milion votat i ka marrë duke luajtur pastër. Kështu shkruan presidenti amerikan Donald Trump në një postim të radhës në Twitter.

Lexo edhe: Dorëzohet Trump, i hapet rruga tranzicionit presidencial në SHBA

Ky është një hap pas i bërë nga Trump, duke marrë parasysh se të enjten, ai pranoi që ta lëshojë rezidencën për rivalin e tij demokrat, për të lejuar një tranzicion paqësor të pushtetit.

“Biden mund të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si President nëse mund të provojë se “80,000,000 votat” e tij qesharake nuk u morën me mashtrime ose ilegalisht. Kur shihni se çfarë ndodhi në Detroit, Atlanta, Filadelfia dhe Milwaukee, mashtrim masiv i votuesve, ai ka një problem të madh të pazgjidhshëm!”

Trump ka refuzuar që ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve, me gjithë epërsinë masive të Biden në votën popullore dhe atë elektorale. Ndërkohë, një numër i madh liderësh botërorë e kanë njohur Biden si presidentin e zgjedhur ndërsa i kanë dërguar edhe urimet e tyre. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!