Trump-Biden akuza ndaj njëri-tjetrit në Florida

schedule08:14 - 30 Tetor, 2020

schedule 08:14 - 30 Tetor, 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe sfiduesi i tij në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, mbajtën tubime në shtetin kritik zgjedhor të Floridës.

“Donald Trump është dorëzuar” përballë pandemisë së koronavirusit, tha Biden.

Ndërkohë nga ana tjetër Trump është shprehur se Biden me sjelljet e tij do t’ju mbyllë brenda, duke iu referuar izolimeve kombëtare nga pandemia.

Shtetet e Bashkuara janë duke shënuar aktualisht shifra rekorde të rasteve me koronavirus dhe numri i përgjithshëm i tyre është duke iu afruar 9 milionshit.

Me vetëm pesë ditë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit, Biden prin në sondazhet e opinionit në shkallë kombëtare.

Por, avantazhi i tij duket më pak i sigurt në shtetet e lëkundura, ku dy partitë kanë nivele të ngjashme të mbështetjes në mesin e votuesve.

Një nga to është edhe Florida.

Një kandidati i duhen 270 vota të tilla për të fituar udhëheqjen e Shtëpisë së Bardhë, të cilat nuk përcaktohen nga vota popullore, por nga fitorja në shtetet veç e veç.

Ndërkohë deri më tani mbi 81 milionë amerikanë tashmë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale  52 milionë prej tyre me postë./abcnews.al