Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump bën paralajmërim në OKB: Mbyllni kufijtë ose Europa do të shkatërrohet!

schedule09:25 - 24 Shtator, 2025

schedule 09:25 - 24 Shtator, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti dje, 23 shtator, një fjalim të fortë dhe provokues në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke kritikuar ashpër OKB-në, politikat ndërkombëtare dhe duke promovuar një agjendë nacionaliste.

Teksa shkeli protokollin e zakonshëm të 15 minutave fjalim, duke e çuar në 56, e quajti organizatën ndërkombëtare një “forcë të dështuar, të korruptuar dhe të dëmshme” dhe i kërkoi vendeve të mbyllin kufijtë dhe të dëbojnë emigrantët.

Ai akuzoi OKB-në për promovimin e një “agjende globale me në fokus emigrantët” dhe u tha liderëve botërore se programet e saj po “financojnë sulmin ndaj vendeve të tyre”.

Duke iu drejtuar veçanërisht liderëve evropianë, Trump tha se ata po “shkatërrojnë trashëgiminë e tyre“, duke lejuar emigracionin masiv.

Ai sulmoi gjithashtu iniciativat për energji të gjelbër, duke i quajtur ato një mënyrë për të transferuar fuqinë industriale nga vendet e zhvilluara te ato që “ndotin dhe fitojnë pasuri duke thyer rregullat”.

Trump tha:Vendet tuaja po shkatërrohen. Ju duhet të mbyllni kufijtë dhe të përdorni energji tradicionale nëse doni të bëheni përsëri të fuqishëm!

Ai gjithashtu kritikoi kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, duke thënë se qyteti është “i zhytur në probleme” dhe duhet ndërhyrë sa më parë.

Në fushën e diplomacisë ndërkombëtare, Trump përsëriti ofertën për të vendosur tarifa të larta ndaj Rusisë për të ndaluar pushtimin e Ukrainës, duke kërkuar që vendet evropiane të ndalojnë blerjen e energjisë ruse.

Putinin e quajti një “tigër prej letre” dhe tha se Moska po lufton pa strategji.

Duke folur për klimën, ai e quajti ndryshimin klimatik “mashtrimin më të madh ndonjëherë” dhe sulmoi energjinë e rinovueshme, duke thënë se “emigracioni dhe energjia e gjelbër po shkatërrojnë një pjesë të madhe të botës së lirë dhe planetit tonë”.

Pas fjalimit të tij, Presidenti francez Emmanuel Macron u përgjigj duke mbrojtur rendin ndërkombëtar dhe bashkëpunimin, duke paralajmëruar se “egocentrizmi i pakicës mund të mbizotërojë” nëse nuk ruhet bashkëpunimi global.

“Koha e artë për Amerikën”

Kundrejt gjithë kritikave për të tjerët, Trump vlerësoi arritjet e SHBA-ve: inflacioni i ulur, rritja e investimeve të huaja, prodhimi energjetik i shtuar, kufij të sigurt dhe qytete të qeta.

Ai theksoi se gjatë administratës së tij, në vetëm 8 muaj, investimet e huaja arritën 17 trilionë dollarë, krahasuar me më pak se 1 trilion në 4 vite të Biden. Përmendi sigurinë e grave në rrugët e Ëashingtonit dhe faktin se nuk ka pasur hyrje ilegale në SHBA, duke e krahasuar me Evropën, ku sipas tij një pjesë e madhe e popullsisë së burgjeve përbëhet nga emigrantë të paligjshëm.

Për të OKB, është “thyer”…Kësisoj nuk la pa ripërsëritur se ai “u ka dhënë fund plot shtatë luftërave”, pa asnjë ndihmë nga organizata.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!