Presidenti Donald Trump pritet që në javët në vijim të firmosë urdhrin për tërheqjen e shumë trupave nga Afganistani dhe Iraku. Një gjë e tillë pritet që të bëhet fakt përpara 20 janarit, kur ai do të duhet të largohet nga Shtëpia e Bardhë, shkruan CNN, duke cituar burime nga Pentagoni.
Pentagoni ka paralajmëruar komandat e trupave në të dy vendet me një urdhër që planifikon të tërheqë 2500 trupa nga Afganistani dhe 2500 nga Iraku deri më 15 janar, thanë zyrtarët, shkruan CNN.
Aktualisht në Afganistan ka 4500 trupa amerikane dhe 3000 trupa në Irak. Lëvizja u paralajmërua nga Trump që në fillim të tetorit. Donald Trump i humbi zgjedhjet dhe presidenti i 46-të do të jetë Joe Biden./ db/Abcnews.al