Një qytetar në Durrës pretendon se është ambasadori i paqes universale, ndërsa shprehet se ka “shkopin magjik” për të zgjidhur problemet në Shqipëri dhe botë. “Unë jam ambasadori i paqes universale dhe mendoj ta bëj këtë popull më të lumtur në botë dhe të rregulloj të gjithë njerëzimin”.
Por si? “Udhëheqësi jonë botëror koreano-jugor vdiq 93-vjeç dhe unë e kam takuar në Tiranë, edhe gruan e atij që është nëna e paqes botërore, ai thotë në librin e vet, në cdo vend të botë cdo njeri që mendon se mund të rregullojë njerëzimin në radhë të parë duhet të rregullojë vendin e vend. Njerëzimi ka marrë për së keqi. Nuk e kuptojnë ideologjinë komuniste, socialiste, shqiptarët jo njëherë, gjithë njerëzimi ka defekte”.
Por cilin preferon për zgjedhjet në SHBA? “As njërin dhe as tjetrin. Unë do të zëvendësoj zgjedhjet me zgjidhje. Dmth, të zgjidhësh problemet që ka nevojë njerëzimi dhe jo të zgjedhësh politikanët. Shqiptarët, fjalën politikan nuk e kuptojnë. Edhe më injoranti ka thënë po më pyete për politikanë, ata janë ku.va”. Edhe Biden me Trump? “Gjithë bota. Po të më dëgjojnë mua, unë e bëj këtë popull më të lumturin në botë”./ db/Abcnews.al