Pritet që të ndodhë ajo që ishte paralajmëruar, sot nuk do të kemi rezultat në Pensilvani.
Guvernatori i Pensilvanisë, demokrati Tom Wolf, u bëri thirrje të gjithëve që presin “me durim” dhe të marrin “frymë thellë”.
“Për të numëruar këtë numër të jashtëzakonshëm të votave mund të duhet më shumë se në të kaluarën. I inkurajoj të gjithë të marrin frymë thellë dhe të jenë të durueshëm” tha ai.
Deri tani në Pensilvani janë numëruar vetëm 3% e votave dhe përpara është Biden.
Abcnews.al po raporton LIVE mbi rezultatet e zgjedhjeve në SHBA. Na ndiqni! /abcnews.al