Donald Trump bëri thirrje për debate me Joe Biden përpara se të anulonte tubimin e tij të planifikuar në Ëilmington, Karolina e Veriut.
Kjo do të ishte hera e parë që ai do t’i drejtohej mbështetësve në publik pas gjyqit penal në Nju Jork.
Midis 7,000 dhe 8,000 njerëz u mblodhën në asfalt në Aero Center në aeroportin Wilmington, megjithëse organizatorët u kishin dhënë mbështetësve vetëm disa ditë njoftim paraprak.
Karolina e Veriut votoi për Donald Trump në 2016 dhe 2020, por në diferenca gjithnjë e më të ngushta.
/abcnews.al