Gjatë një tubimi në Michigan, edhe pse doli në skenë një orë me vonesë Trump foli vetëm disa minuta, duke u ndalur tek ekonomia e vendit.
Ai u tha mbështetësve “makthi i tyre i gjatë ekonomik” do të merrte fund nëse do të zgjidhej president, duke akuzuar Harris dhe Biden për një “mbretërim ekonomik terrori” dhe “mizori njëra pas tjetrës”.
Sigurisht këto janë pretendime që fushata e Harris dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë hedhur poshtë duke thënë se bazat ekonomike janë më të forta tani sesa nën udhëheqjen e Trump.
“Harris është arsyeja pse vendi ynë është përballuar më kaq shumë fatkeqësi”, tha Trump, duke u përpjekur ti hedhë fajin administratës së Biden për tërheqjen kaotike të trupave nga Afganistani.
Sipas, ish presidentit amerikan dhe kandidatit republikan për president të ardhshëm të SHBA-së, Kamala Harris ishte personi i fundit që “në dhomë” që këshillonte Biden.
/abcnews.al