Truku si të riktheni shijen pasi keni kaluar Covid-19

schedule14:04 - 30 Janar, 2021

schedule 14:04 - 30 Janar, 2021

Një simptomë e zakonshme e lidhur me koronavirusin, është humbja e plotë e dy prej pesë shqisave. Nëse keni kaluar Covid-19, nuk mund të shijoni dhe nuhasni asgjë. Por, një truk që rikthen shijen dhe nuhatjen po qarkullon me shpejtësi në rrjete sociale. Ajo që ju duhet është një portokall.

Shumë përdorues që kanë rezultuar pozitivë, e kanë provuar dhe kanë treguar rezultatet e tyre. Piqeni portokallin duke treguar kujdes për të mos e djegur. Pas lëkura të jetë bërë plotësisht e zezë nga jashtë, hiqeni nga zjarri dhe qërojeni.

Kur ta hapni portokallin, në fakt, do të kuptoni se pjesa e brendshme ka mbetur “ngjyra e duhur”. Përzijeni me dy lugë sheqer kaf dhe konsumojeni. Nuk ka asnjë provë shkencore që konfirmon vlefshmërinë e këtij supozimi, por në rrjet ka shumë përdorues që konfirmojnë se është efektive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!