Truku që përdorin shumë gra, si ta përdorni uthullën e mollës për kujdesin e fytyrës

schedule17:57 - 10 Shkurt, 2022

schedule 17:57 - 10 Shkurt, 2022

Edhe pse brezat e vjetër kishin një sërë këshillash, aplikimi i produkteve të kuzhinës në lëkurë mund të mos jetë zgjidhja më e mirë. Megjithatë, ka disa produkte që bëjnë mrekulli për fytyrën. Uthulla e mollës gjendet në shumë produkte kozmetike. Uthulla e mollës zbardh njollat e mollës sepse acidet alfa-hidroksi mund të reduktojnë pigmentimin.

Ndihmon edhe kundër akneve, puçrrave dhe pikave të zeza sepse acidet kanë efekt antibakterial. Në të njëjtën kohë largojnë shtresën e vdekur të qelizave, duke i mundësuar kështu lëkurës rikuperimin dhe rigjenerimin. Uthulla e mollës than gjithashtu puçrrat ekzistuese, duke përshpejtuar zhdukjen e tyre.

Ruan dhe ekuilibrin e pH të lëkurës. Duke hequr shtresën e yndyrshme nga lëkura, uthulla e mollës do të balancojë nivelin e pH dhe do të sigurojë që lëkura të mos jetë shumë e yndyrshme apo shumë e thatë. Shpëlarja e fytyrës me këtë uthull një herë në ditë ndihmon në rregullimin e sekretimit të sebumit natyral në fytyrë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!