Ju ka ndodhur ta hapni me vështirësi një kavanoz? Është një fenomen i zakonshëm që na ndodh të gjithëve kur lëmë një kavanoz të mbyllur për një kohë të gjatë. Megjithatë, ekziston një truk për ta hapur shpejt dhe pa mundim.
Ajo që iu duhet është ujë i nxehtë, një tas i vogël dhe një peshqir dhe brenda pak minutash kapaku i kavanozit do të hapet. Mbusheni tasin me ujë të nxehtë, por kini kujdes që të mos vlojë pasi mund të thyejë kavanozin për shkak të ndryshimit të papritur të temperaturës.
Kthejeni kavanozin me kokë poshtë dhe lëreni për rreth 5 minuta. Më pas nxirreni nga uji dhe hapni kapaun me peshqir. Problemi juaj është zgjidhur! /abcnews.al