Truku që do t’ju ​​ndihmojë t’i jepni vetullave një formë perfekte

schedule21:23 - 24 Gusht, 2021

schedule 21:23 - 24 Gusht, 2021

Trendet shkojnë dhe vijnë çdo stinë, por ka një që nuk është larguar kurrë. Po flasim për vetullat në formë të mirë, të cilat larguan në mënyrë të pakthyeshme harqet e hollë që dominonin në vitet ’90 dhe ’00.

Për të patur vetulla si Cara Delevingne dhe Lily Collins, vajzat përdorin lapsa, bojë për vetulla apo xhel. Për të arritur formën perfekte që ëndërroni, sekreti qëndron para se të hiqni qimet e panevojshme me piskatore.

Bëni grimin e vetullave së pari. Kjo teknikë do t’ju parandalojë që të mos e teproni dhe të prishni formën e vetullave, diçka që mund të ndodhë shumë lehtë nëse nuk i keni mbushur boshllëqet më parë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!