Truku i thjeshtë që zhduk njollat e vajit

schedule19:40 - 20 Shtator, 2021

schedule 19:40 - 20 Shtator, 2021

Njollat e vajit është padyshim një “dhimbje koke” për të gjithë. Sidoqoftë, ekziston një mënyrë e lehtë për t’i hequr qafe. Ajo që iu duhet është pak pluhur talku. Procedura është e thjeshtë: Hidhni pak mbi njollë dhe lëreni të veprojë për rreth 5 minuta.

Kjo thith elementët e lëngshëm dhe të yndyrshëm të njollës në mënyrë që pastrimi të bëhet më i lehtë. Pastaj aplikoni mbi njollë pak detergjent për larjen e enëve para se ta vendosni në lavatriçe për larje. /abcnews.al