Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Truku i thjeshtë që do ta bëjë xhaketën tuaj më elegante

schedule09:05 - 9 Nëntor, 2021

schedule 09:05 - 9 Nëntor, 2021

Xhaketa është një nga pjesët më të elegante të garderobës. Është e sofistikuar, vishet edhe si një pallto e lehtë me xhinse dhe i jep formë çdo pamjeje. Këtë vjeshtë, xhaketat janë rikthyer në modë si ato oversize, me shpatulla të theksuara ose në versione me kopsa.

Është gjithmonë një ide e mirë të investoni në një xhaketë ndërsa versionet e saj njëngjyrëshe, bezhë dhe gri kombinohen lehtësisht me gjithçka. Megjithatë, mund ta keni vënë re se në xhaketat oversize, mëngët ndonjëherë janë të gjera. Në raste të tilla, mund t’i përshtatni duke ngritur mëngët në mes, në stilin treçerekësh.

Blogerja e modës Sevina Metodieva postoi një video ku tregon një truk të zgjuar stilistik se si t’i mbani mëngët të ngritura. Ju duhen vetëm dy llastiqe dhe vendosini pak poshtë bërrylit. Shihni videon e mëposhtme:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ASOS (@asos)

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!