Ka disa arsye specifike pse duhet të hiqni dorë nga zakoni i tharjes së rrobave brenda në shtëpi. Ky zakon mund të jetë i dëmshëm për shëndetin. Arsyeja qëndron tek mikrobet dhe bakteret që përhapen nga lagështia e rrobave të lagura.
Krijohet gjithashtu një mjedis ideal për marimangat, të cilat shkaktojnë lloje të ndryshme alergjish. Por nëse nuk mund t’i shmangeni këtij zakoni, të paktën ndiqni disa këshill për ta përshpejtuar tharjen.
Lini hapësirë midis veshjeve
Duke ndjekur këtë këshillë, të gjitha rrobat do të marrin rrjedhën e duhur të ajrit, e cila është thelbësore për tharjen.
Mund t’i thani më shpejt në frigorifer
Mund t’ju duket e çuditshme, por është një truk i pagabueshëm. Nëse këmisha juaj e preferuar është akoma e lagur, thjesht vendoseni në një qese plastike dhe vendoseni në frigorifer. Qesja duhet të ketë ngrirë plotësisht para se ta nxirrni. Në fund, këmisha do të jetë e thatë dhe e gatshme për t’u hekurosur.
Përdorimi i tharëses së flokëve për rroba të vogla.
Të brendshmet dhe çorapet mund të thahen me tharëse flokësh pasi t’i keni larë në lavatriçe. Pas disa minutash ata do të jenë gati për t’u vendosur në sirtar. /abcnews.al