Trukime, prostituta dhe mafia ruse: Rrengu i “Le Iene” bën të qajë futbollistin

schedule17:18 - 22 Tetor, 2020

schedule 17:18 - 22 Tetor, 2020

Alessio Cragno, portieri i Cagliari, me shumë mundësi ka menduar me vete: “Uroj që kjo është vetëm një ëndërr e keqe”. Një histori e ndërtuar mirë, e luajtur mirë dhe portieri i ekipit italian mendoi vërtetë se miqtë e tij ishin në telashe të mëdha me mafian. Në fund doli të ishte një rreng i organizuar nga emisioni “Le Iene”.

Por çfarë ndodhi? Kapiteni i Cagliari, Joao Pedro, së bashku me sulmuesin Leonardo Pavoletti, ishin bashkëpunëtorë në gjithë lojën që i bënë shokut të tyre. Fillimisht darkojnë sa bashku dhe dy futbollistët nisin të flasin për miliona dhe dhurata, sigurisht të shtrenjta, si një kompleks që kushton 6 milion euro.

Cragno e kupton që shokët po bëjnë gati terrenin ta përfshijnë në trupimin e ndeshjeve, çka do u sillte para nga mafiozi rus, Vlad, siç e thërrasin ata dhe në bisedën telefonike që bënë gjatë darkës. Portieri u bën thirrje shokëve të tij të dalin nga ajo rrugë. “Unë nuk gjykoj askënd, por nuk dua. Nëse do isha në vendin tënd do i thosha të mos më telefononte më. A flini të qetë”, shprehet Cragno.

SHIKONI KËTU VIDEON E LE IENE

Më pas vjen edhe raundi i dytë, teksa Pedro e Pavoletti e çojnë shokun e tyre në shtëpinë e Vladimirit. Portieri nuk dëshiron në asnjë mënyrë të përfshihet në shitjen e ndeshjeve, ndërkohë që “mafiozi” rus i thotë: “Shoku juaj ka një problem, ju duhet ta ndihmoni. Ai më bëri të humbas shumë para në baste dhe më tha që ti mund të rregullosh gjithçka”.

“Çfarë po ndodh këtu, ku jemi përfshitë. Po unë ç’hyj këtu! A janë shokët e mi ata? Jo, jo, jo jo”, thotë portieri, ndërkohë që Pedro e Pavoletti janë zhvendosur në dhomë tjetër dhe dëgjohen të bërtitura, sikur ata po i dhunonin. Nuk mungojnë edhe disa femra që futen në dhomë, për të treguar se këta janë seriozisht mafiozë dhe drejtojnë edhe një rrjet prostitucioni.

Gjithçka është shumë reale dhe nuk ka asnjë shenjë për portierin e Cagliari të kuptojë se është në mes të një prej rrengjeve të mëdha. “Dua të të iki, dua të iki”, shton Cragno, i cili vë duart në kokë dhe është gati të shpërthejë në lot, deri në momentin që i thonë se e gjitha është një lojë nga “Le Iene”. Aty më në fund edhe ai çlirohet nga gjithë ai tension i krijuar… /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!