Shumë njerëz sugjerojnë që zgjimi herët në mëngjes është një nga zakonet më të shëndetshme. Të gjithë e dimë që është një zakon i mirë por është e vështirë të zgjohesh herët. Por “lufta” e vërtetë është si të zgjohesh herët. Disa mënyra të cilat ndihmojnë të zgjohemi në kohë.
Flini në kohë
Nëse dëshironi të zgjoheni herët në mëngjes, duhet të bëni disa ndryshime në stilin e jetës tuaj. Në mënyrë që të zgjoheni në mëngjes, duhet të flini në kohë. Fikeni telefonin tuaj të paktën një orë para se të flini.
Hapni perdet e dhomës suaj
Nëse keni perde në dhomën tuaj, atëherë hapni ato. Mos flini në errësirë të plotë. Drita do t’ju ndihmojë të zgjoheni automatikisht.
Mbajeni alarmin pak larg jush
Megjithëse përdorni alarmin për t’u zgjuar, ndodh që ta fikni dhe të flini sërish. Prandaj, është mirë që ta mbani orën e alarmit në një distancë me shtratin, pasi do t’ju duhet të ngriheni nga shtrati për ta fikur. Kjo përfundimisht do t’ju zgjojë.
Zgjohuni në të njëjtën kohë çdo ditë
Duhet rregulluar koha për t’u zgjuar në mëngjes. Rregullimi i një modeli gjumi e bën një trup të ndjekë një rutinë. Kështu, kjo lehtëson procesin e zgjimit herët. /abcnews.al