Vdekja e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny është një tragjedi dhe një kujtesë për të gjithë botën se çfarë “përbindëshi” është presidenti rus Vladimir Putin, tha kryeministri kanadez Justin Trudeau.
“Ai ishte një luftëtar kaq i fortë për demokracinë, për liritë e popullit rus. Kjo vërtet tregon se sa larg ka shkuar Putini, për të shtypur këdo që lufton për lirinë e popullit rus. Është një tragjedi dhe është një kujtesë për të gjithë botën se çfarë përbindëshi është Putini”, u shpreh Trudeau për CBC Radio.
“Më 16 shkurt të këtij viti, vdiq i burgosuri Navalny. Ai u ndje keq pas një shëtitjeje, pothuajse menjëherë humbi vetëdijen. Menjëherë kanë mbërritur punonjësit mjekësorë nga institucioni dhe ekipi mjekësor i urgjencës. “U kryen të gjitha masat e nevojshme reanimuese, por nuk dhanë rezultate pozitive. Mjekët e urgjencës konfirmuan vdekjen e të dënuarit. Shkaqet e vdekjes janë duke u konstatuar”” thuhet në deklaratën e Shërbimit Federal të Burgjeve në Rusi.
/abcnews.al