Këtë të shtunë është zhvilluar në Tropojë ceremonia e vendosjes së shtatores se Ali Iber Nezaj, një ndër themeluesit dhe drejtuesit kryesorë ushtarakë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në ceremoni morën pjesë qytetarë nga Tropoja, pasardhës të Ali Ibres dhe bashkëluftëtarëve të tij nga Shqipëria si dhe familjeve të njohura patriotike nga Kosova, Mali i Zi dhe diaspora, sic janë nga familjet e Sylejman Vokshit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, etj.
Shtatorja u zbulua nga kryetari o bashkisë së Tropojës, Rexh Biberaj dhe sternipi i tij.
Ali Ibra u zgjodh në komitetin drejtues të Lidhjes së Prizrenit dhe u emërua zëvëndës komandat I Përgjithshëm I forcave ushtarake të Lidhjes. Në këtë funksion ai drejtoi beteja ushtarake në mbrojtje të Plavës e Gucisë, rrethimin dhe vrasjen e Mehmet Pashë Maxharit në Gjakovë që kishte ardhur të dorëzonte trojet shqiptare në Mal të Zi, si dhe organizimin e institucioneve dhe administratës shqiptare në qytetet ku Lidhja e kishte shtrirë pushtetin.
Më 1880 ai ishte një nga shtatë anëtarët e qeverisë së perkohshme të Lidhjes së Prizrenit, e para qeveri shqiptare që prej kohës së Skënderbeut.
Pak muaj më vonë ai sëbashku me Sylejman Vokshin ishin në krye të betejës së ashpër disaditore në Shtimje e Slivovë me forcat ushtarake turke të Dervish Pashës.
Pas shpërndarjes së Lidhjes së Prizrenit në vitin 1881 shtëpia e tij në Shipshan, Tropojë u bë baza e udhëheqësve të saj, si Sylejman Vokshi, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri etj.
Ali Ibra refuzoi titullin pasha nga oborri I Sulltanit. Ndërkohë është dekoruar nga Mbreti Zog me 1937, me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit më 1978, dhe së fundi nga Presidenca e Shqiperisë dhe ajo e Kosovës./abcnews.al