Tronditje në Vjenë: Vritet një ish-futbollist austriak në mes të rrugës

schedule18:55 - 8 Shkurt, 2023

schedule 18:55 - 8 Shkurt, 2023

Ish-lojtari austriak Volkan Kharaman 43-vjeç vdiq të mërkurën i vrarë në mes të rrugës në Vjenë pas një debati me një burrë.

Sipas gazetës Kronenzeitung, ish-futbollisti kishte hyrë në një debat të ashpër me një burrë tjetër në një mensë, i cili nxori një pistoletë dhe e qëlloi në kokë kur doli në rrugë, shkruan abcnews.al.

RIP! Oud-Feyenoorder Volkan Kahraman (43) op straat doodgeschoten in Wenen | Sportnieuws Volkan Kahraman of Austria runs with the ball during the... News Photo - Getty Images

Ish-mesfushori, i konsideruar në fund të viteve ’90 si një nga premtimet e mëdha të futbollit austriak, e filloi karrierën e tij profesionale te Feyenoord Rotterdam, në moshën 17-vjeçare.

Pas dy sezoneve të suksesshme për Pasching, që nga Bundesliga austriake Kahraman u thirr në ekipin kombëtar të Austrisë, ku luajti tre ndeshje në 2002.

I lindur në Vjenë në një familje emigrantësh turq, futbollisti doli në pension në vitin 2010 pasi luajti disa vite për klubet austriake të ligës së ulët,  ndërsa në 2010 hyri në politikë.

Në vitin 2017, Kahraman doli në zgjedhjet parlamentare si kandidat për Partinë Popullore Austriake OVP, megjithëse nuk u zgjodh deputet. /G.D abcnews.al/