Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Tronditje në Itali: Portieri 19-vjeçar vdiq në gjumë!

schedule16:51 - 18 Prill, 2023

schedule 16:51 - 18 Prill, 2023

Siç u bë e ditur nga mediat e vendit fqinj, portieri 19-vjeçar me origjinë nga Senegali, Sulejman Edionin, që luante në një ekip refugjatësh në rajonin e Leçes, u gjet i vdekur në shtëpi mëngjesin e së martës.

Portieri i ri fatkeq, duket se gjatë gjumit ka pësuar një atak kardiak i cili ka qenë shumë i fuqishëm dhe vdekja e tij ka qenë e menjëhershme.

Senegalezi e gjeti veten në moshën 16-vjeçare në Itali duke marrë pjesë në një turne futbolli refugjatësh dhe u vlerësua si portieri më i mirë në turneun përkatës.



Më pas ai mbrojti ngjyrat e ekipit të Rinasitës, një klub që pret refugjatë politikë, i themeluar nga futbollisti i Soudirol, Mustafa Cisse. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!