Tronditet vendi afrikan, 100 të vrarë në një sulm terrorist

schedule15:59 - 5 Qershor, 2021

schedule 15:59 - 5 Qershor, 2021

Një sulm terrorist ka tronditur Afrikën, ku si pasojë kanë mbetur të vrarë 100 civilë brenda natës në një fshat në veri të Burkina Faso, sipas një deklaratë të qeverisë.

Rikujtojmë se vendi po përballet me rritje të dhunës xhihadiste. Sulmuesit vranë banorët e fshatit Solhan në provincën Yagha në kufi me Nigerinë dhe gjithashtu dogjën shtëpitë dhe tregjet.

Qeveria ka shpallur ditë zie kombëtare 72 orët e ardhshme. Sulmet nga xhihadistët e lidhur me al Kaidën dhe Shtetin Islamik në rajonin Sahel të Afrikës Perëndimore janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i vitit, veçanërisht në Burkina Faso, Mali dhe Nigeri.

Më shumë 1.14 milion njerëz janë zhvendosur në pak më shumë se dy vite në Burkina Faso.  Në mars, sulmuesit vranë 137 njerëz në sulmet e koordinuara në jugperëndim të Nigerisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!