Pas dëmtimeve të “fantazistit” Mason Mount dhe anësori të mbrojtjes, Luke Shaë, tashmë “djajtë e kuq” të Manchester United dhe tekniku holandez, Erik ten Hag, duhet të vuajnë dhe mungesën e një tjetër lojtari me shumë rëndësi në formacionin titullar.
Në përballjen e fundit të Premier League, ndaj Nottingham Forest, të cilët “të kuqtë” e Manchester e fituan me rezultatin e ngushtë 3 me 2, qendërmbrojtësi Raphael Varane u largua më herët nga fusha e blertë për shkak të një dëmtimi, dëmtim që rezulton që jetë shumë i rëndë për trajnerin holandez dhe vetë lojtarin, me këtë të fundit që do të mungojë për 6 javët e ardhshme.
Tashmë tekniku Erik ten Hag, duhet të mendojë për sfidën e ardhshme ndaj Arsenal e më pas për atë ndaj Brighton, ku përveç Varane, siç theksuam më lart do të vuajë dhe mungesën e Luke Shaë dhe “fantazistit”, Mason Mount. /i.m /abcnews.al