“Tronditet” Skënderbeu, titullari i skuadrës mund të mbyllë sezonin

schedule14:30 - 6 Prill, 2022

schedule 14:30 - 6 Prill, 2022

Një lajm aspak i mirë për Skënder Gegën dhe skuadrën e tij. Portieri titullarë i korçarëve këtë sezon, Bekim Rexhepi rrezikon të mbyllë sezonin para kohë, për shkak të një dëmtimi që gardiani i portës ka marrë.

25-vjeçari nuk është stërvitur ditën e djeshme me skuadrën, pasi është në pritje të mësojë se cila është shkalla e dëmtimit të tij, dhe siç mësohet Rexhepi ka probleme me ligamentin, që nëse konfirmohet ky dëmtim atëherë 25-vjeçari do duhet t’i thotë “lamtumirë” këtij sezoni.

Ky sigurisht është një lajm shumë i keq për Gegën, për të cilin tashmë vështirësohet puna për mbijetesën pasi Rexhepi në këtë 3 faza ka qenë një nga lojtarët më me shumë minuta të skuadra korçare. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!