Mariano Diaz ishte i pari me COVID-19 te Real Madrid, ndërkohë që tani në Spanjë raportojnë se një tjetër futbollist është i infektuar.
“Onda Madrid”, në orët e vona të ditës së djeshme ka raportuar se mesfushori norvegjez, Martin Odegaard ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe do të izolohet deri sa testi i dytë ta nxjerrë atë negativ.
Un jugador del Real Madrid da positivo en coronavirushttps://t.co/N9925cZliD
— Onda Madrid (@ondamadrid) September 22, 2020
Skuadra është testuar së fundmi dhe vetëm fantazisti është i prekur, por problemi është fakti se lojtarët e kishin kryer seancën e paradites dhe tashmë pritet të ketë teste të tjera te futbollistët. /abcnews.al