Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tronditet Paqësori/ Valët e tsunamit arrijnë në Hawaii pas tërmetit në Lindjen e Largët të Rusisë

schedule09:29 - 30 Korrik, 2025

schedule 09:29 - 30 Korrik, 2025

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 në gadishullin Kamçatka në Lindjen e Largët të Rusisë ka shkaktuar valë cunami deri në 5 metra dhe ka detyruar evakuime masive në Hawaii dhe në të gjithë Paqësorin, sipas autoriteteve ndërkombëtare.

Tërmeti shkaktoi dëme në ndërtesa dhe plagosi disa persona në rajonin e largët rus, ndërsa në Japoni, e cila përjetoi një tragjedi të ngjashme në vitin 2011, u dhanë urdhra për evakuim përgjatë bregdetit lindor.

Në Haëaii, banorët në zonat bregdetare u udhëzuan të ngjiteshin në vende më të larta ose në katin e katërt e sipër të ndërtesave. Garda Bregdetare e SHBA-së urdhëroi largimin e anijeve nga portet ndërsa cunami afrohej.

Ndërkohë në Kamçatka, valët e cunamit përmbytën pjesërisht portin dhe një fabrikë përpunimi peshku në qytetin Severo-Kurilsk, duke shkëputur anijet nga vendet e ankorimit, sipas Ministrisë ruse të Emergjencave.

Ministria ruse e Emergjencave njoftoi se një kopsht fëmijësh u dëmtua, por shumica e ndërtesave i përballuan lëkundjet. Deri tani nuk raportohet për viktima apo plagosje serioze.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA, tërmeti ndodhi në një thellësi prej vetëm 19.3 kilometrash dhe kishte epiqendrën rreth 119 kilometra në juglindje të qytetit Petropavlovsk-Kamchatsky, me rreth 165,000 banorë. Magnituda fillimisht u raportua si 8.0, por më pas u përditësua në 8.8. Janë regjistruar gjithashtu një sërë pasgoditjesh të fuqishme, deri në magnitudën 6.9. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!