Tronditet Kosova, Milot Rashica bllokohet nga Werder Bremen

schedule09:38 - 30 Gusht, 2020

schedule 09:38 - 30 Gusht, 2020

Milot Rashica nuk do të jetë pjesë e Kosovës në ndeshjet kundër Moldavisë dhe Greqisë dhe shkak për këtë është bërë klubi gjerman i Werder Bremen. Një lajm jo i mirë për trajnerin e dardanëve, Bernard Challandes, i cili e ka një nga lojtarët kryesore sulmuesin anësor.

Në Bremen, Departamenti i Shëndetit Publik ka vendosur që personat që vijnë nga jashtë e kanë detyrim të izolohen për pesë ditë, edhe nëse testi i bërë për COVID-19 do të dalë negativ.

 

Njoftimi i Werder Bremen

Kështu, Werder nuk lejon Rashicën, Tahith Chong, Milos Veljkovic dhe Nick Woltemade të jenë pjesë të kombëtareve të tyre, për shkak se do të humbnin ndeshjen e Kupës së Gjermanisë pasi të ktheheshin.

FIFA është në një pozicion të vështirë në këto momente, pasi shumë klube do të penalizoheshin për shkak të rregullave anti-covid që janë vendosur në vende të ndryshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!