Një tragjedi ka prekur futbollin spanjoll. Jorge Sanchez Vaca ishte vetëm 17 vjeç dhe ëndërronte të bëhej një futbollist i madh, por adoleshenti i Las Palmas ka humbur jetën ditën e shtunë, së bashku me shokun e tij dy vite më të vogël.
Të dy kanë përfituar të lahen në kanalin Orellana në Badajoz, zonë ku jetonin prindërit e Jorges. Për fat të keq, dy të rinjtë janë mbytur, lajm që u konfirmua nga Las Palmas. “UD Las Palmas mban zi për vdekjen e ish-lojtarit të sektorit tonë të të rinjve: Jorge Sánchez Vaca.
Ai kishte planifikuar për t’u bashkuar me Juvenil A sezonin e ardhshëm. Ne i dërgojmë ngushëllimet tona familjes dhe miqve të tij“, shkruan klubi iberik. Vaca u rikthye këtë sezon te UD Jandia de Fuerteventura, pas një viti të kaluar te Las Palmas.
Paraqitjet pozitive të djaloshit gjatë këtij viti, kishin bindur klubin që garon në La Liga 2 ta kthente sërish në bazë sezonin e ardhshëm, por dita e djeshme qëlloi fatale për Vaca me mikun e tij 15-vjeçar. /abcnews.al
La UD Las Palmas lamenta profundamente el fallecimiento del ex jugador de nuestro cadete Jorge Sánchez Vaca, que, procedente del UD Jandía, tenía previsto incorporarse a nuestro Juvenil A la próxima temporada. Enviamos nuestro pésame a sus familiares y amigos. DEP pic.twitter.com/y99xMLnvMX
— UD Las Palmas (@UDLP_Oficial) June 20, 2020