Tronditet Franca/ Torturoi dhe përdhunoi 29-vjeçaren, 18 vjeçari dyshohet se ka abuzuar dhe me motrën e tij të mitur

schedule08:38 - 16 Gusht, 2023

schedule 08:38 - 16 Gusht, 2023

Franca është tronditur nga një ngjarje shokuese në  Cherbourg, në veriperëndim të vendit, për të cilin është arrestuar një 18-vjeçar i quajtur Omar. N. Ai përdhunua dhe torturoi një vajzë, e cila është në koma dhe po hetohet gjithashtu dhe për sulm seksual ndaj motrës së tij të mitur, e cila dyshohet se ka ndodhur në 2022.

Sipas Daily Mail, ngjarja e rëndë  ndodhi më 4 gusht, kur Omar N. hyri në shtëpinë e saj dhe filloi ta godiste me grusht në fytyrë dhe trup. Orët që pasuan ishin makth për 29 vjeçaren, e cila u përdhunua, u torturua vazhdimisht me fshesë dhe u braktis në banesën e saj me brinjë të thyera dhe lëndime të tjera të rënda në organet e brendshme.

Pas sulmit brutal, 29-vjeçarja arriti të marrë në telefon dhe të thërrasë një ambulancë, e cila e dërgoi menjëherë në spitalin Pasteur në Cherbourg. Atje, ajo iu nënshtrua një operacioni.

Sipas mediave lokale, të cituara nga gazeta britanike, mjekët dhe infermierët që panë viktimën ishin aq të tronditur nga brutaliteti i sulmit sa disa shpërthyen në lot.

11 ditë më pas dhe teksa vajza është ende në koma, kanë dalë në dritë detaje tronditëse për 18-vjeçarin, i cili kishte shqetësuar disa herë policinë në të kaluarën. 18-vjeçari ishte dënuar pesë herë nga gjykatat për të mitur për sjellje të dhunshme dhe shkatërrim prone.

Në vitin 2019, ai ishte akuzuar për përdhunim të një vajze të mitur në shkollë. Një burim policor ka treguar për Le Figaro se 18-vjeçari po hetohet për një sulm seksual ndaj motrës së tij  që ndodhi vitin e kaluar, pa u dhënë më shumë informacion se kur është bërë denoncimi specifik.

Policia e identifikoi Oman N. nga shenjat e gishtave që kishte lënë në shtëpinë e viktimës. Me teknologjinë moderne të gjeolokacionit, ata kanë konstatuar se ai ka qenë në shtëpinë e 29-vjeçarit në momentin e sulmit, bazuar në celularin e tij.

Më pas ata arrestuan të riun në banesën e nënës së tij.

Gjatë marrjes në pyetje, i arrestuari “nuk ka shfaqur asnjë gjurmë ndjeshmërie apo pendimi” për viktimën dhe ka mohuar gjithçka, derisa është informuar se autoritetet i kishin gjetur gjurmët e tij në shtëpinë e 29-vjeçares.

Para se të binte në koma, viktima e sulmit thuhet se u tha oficerëve se e kishte parë por nuk e njihte.

/abcnews.al