Tronditet Crvena Zvezda, heroi i Tiranës kërkon të largohet nga klubi

schedule10:21 - 27 Gusht, 2020

schedule 10:21 - 27 Gusht, 2020

Crvena Zvezda mund të humbasë heroin që i dha kualifikimin në Champions League. Sulmuesi portugez, i njohur me emrin sportiv Tomane (Antonio Manuel Fernandes Mendes), kërkon të largohet nga kampionët e Serbisë.

Sulmuesi u transferua me bujë te Crvena Zvezda, pasi kishte shënuar 12 gola në Portugali. Gjithsesi sezoni i tij i parë në Serbi nuk ishte i mirë, pasi shënoi vetëm 5 gola në kampionat. Këtë herë e ka gjetur një herë rrugën e rrjetës, ndërkohë që shënoi edhe në Champions League kundër Tiranës, shkruan abcnews.al.

Sikurse raportojnë mediat në Serbi, Tomane nuk është i kënaqur me trajtimin që po i bëjnë në Beograd. Presioni është i madh dhe sulmuesi kërkon një ambient më të qetë, ku ka më shuam durim për të pritur që ai të japë më të mirën.

Penalltia e humbur vjet në Champions League kundër Olympiacos nuk është harruar, por nga ana tjetër Crvena Zvezda do të duhet të mendohet mirë për të ardhmen e Tomane. El Fardou Ben është i dëmtuar dhe kampionët e Serbisë nuk mund të heqin dorë nga një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!