Tronditet bota e futbollit: Aksident ajror i ekipit brazilian, shuhen 5 persona

schedule16:55 - 24 Janar, 2021

schedule 16:55 - 24 Janar, 2021

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në botën e futbollit. Bëhet fjalë për klubin e divizionit të katërt të Brazilit, Palmas. Skuadra po udhëtonte me avion privat për në Goiania, ku do të përballeshin me Vila Novën.

Avioni me të cilin po udhëtonte ekipi u rrëzua disa momente pasi u ngrit nga një pistë në zonën e Porto Nacional, një komunë vetëm 60 kilometra larg Palmasit. Fatkeqësisht, udhëtimi nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar dhe janë pesë persona të klubit që ndërruan jetë.

Mes viktimave ishin katër lojtarë dhe presidenti i Palmas, Lucas Meira. Lojtarët e tjerë që ndrruan jetë janë: portieri Ranule (27 vjeç), mbrojtësi i majtë Lucas Praxedes (23 vjeç), qendërmbrojtësi Guiherme Noe (28 vjeç) dhe mesfushori Marcus Molinari (23 vjeç). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!