Pamjet e arrestimit të një 12-vjeçareje amerikane, e cila ka pranuar në polici se ka goditur me thikë vëllain e saj 9-vjeçar janë bërë virale kudo. Djali, i cili besohet se ka qenë në gjumë në kohën e sulmit, u dërgua në spital me plagë të rënda dhe vdiq dy orë më vonë.
Sulmi i përgjakshëm ndodhi në fillim të vitit dhe më konkretisht më 5 janar, në Tulsa, Oklahoma. Adoleshentja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur nga autoritetet për shkak të moshës së saj u tha oficerëve se qëlloi me thikë 9-vjeçarin ndërsa ai ishte në shtrat pak pas mesnate, më pas u ngjit lart dhe e hodhi thikën nga dritarja.
Duke qarë, adoleshentja kërkon falje vazhdimisht, duke thënë se nuk e di pse bëri atë që bëri dhe duke e pyetur dëshpërimisht nëse do të shkojë në burg.
“Më fal Më fal! Nuk doja që gjërat të ndodhnin kështu! Do ta kaloj jetën në burg ”, i thotë 12-vjeçarja policit që po e pret jashtë shtëpisë, ku kanë mbërritur shumë makina policie dhe sigurisht ambulanca.
12-vjeçarja vazhdon të përsërisë se i vjen keq dhe se nuk e di se çfarë ka ndodhur. “Ishte diçka demonike ,” ka thënë ajo, si për të justifikuar veprimet e saj./abcnews.al