Tronditëse, eshtrat e gjetura në valixhen e shitur në ankand i përkasin dy fëmijëve 5 dhe 10 vjeç

schedule09:58 - 18 Gusht, 2022

schedule 09:58 - 18 Gusht, 2022

Mbetjet njerëzore të gjetura në valixhet e blera nga një ankand në Zelandën e Re i përkasin dy fëmijëve të vegjël.

Trupat, të gjetur në valixhe më 11 gusht janë të dy fëmijëve të moshës fillore, siç konstatohet nga raporti pas vdekjes.

Të dhënat e para tregojnë se fëmijët mund të kenë vdekur para disa vitesh.

Fëmijët janë të moshës 5 dhe 10 vjeç dhe policia po punon për të përcaktuar kohën e saktë se kur kanë vdekur.

“Ajo që mund të them është se ne po bëjmë përparim me hetimet e AND-së”, tha një nga hetuesit.

“Ne po bëjmë çmos për të përfunduar hetimin dhe për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me këta fëmijë të vegjël. Ky nuk është një hetim i lehtë.”

Policia thotë se familja e cila kishte blerë valixhen është “kuptueshëm tejet e shqetësuar” nga gjetja por nuk ka lidhje me vdekjen e fëmijëve.

Gjatë fundjavës në shtëpi është vendosur një kordon policor, ndërkohë që punonjësit e mjekësisë ligjore kanë kryer ekspertizën e vendit të ngjarjes./Abcnews.al/