Tronditet Liverpool. Sadio Mane, goleadori dhe një prej lojtarëve më të mirë të kampionëve të Anglisë, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
28-vjeçari senegalez është izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e skuadrës dhe ka nisur karantinën në shtëpinë e tij.
Sadio Mane has tested positive for COVID-19 and is currently self-isolating according to the necessary guidelines.
— Liverpool FC (@LFC) October 2, 2020
Me anë të një postimi në Twitter, “The Reds” raportojnë se sulmuesi afrikan ka shfaqur disa simptoma të vogla, por ndihet mirë.
Futbollisti i dytë i infektuar me Covid-19 në ekipin e Jurgen Klopp, teksa pak ditë më parë rezultoi pozitiv edhe Thiago Alcantara. /abcnews.al