Trondit shefi i MOSSAD-it: Dimë gjithçka ndodh në Iran dhe Lindjen e Mesme

schedule21:30 - 8 Gusht, 2020

schedule 21:30 - 8 Gusht, 2020

Shefi i Inteligjencës së Izraelit, Eli Cohen u shpreh se agjentët e tij dinin gjithçka ndodhte kudo në Iran duke paralajmëruar se nuk do të lejon që ky shtet të siguronte bombën bërthamore, raporton Jerusalem Post.

Megjithatë, ashtu si edhe zyrtarët e lartë të shtetit të Izraelit, Cohen nuk pranoi të konfirmojë nëse izraeli ishte apo jo i përfshirë në mënyrë direkte në shpërthimet e ndryshme që po ndodhin gjatë javëve të fundit në centrifugat e Iranit, sidomos ato të avancuarat në Natanz, shkruan abcnews.al.

Sidoqoftë, ai tha: “Kushdo që dëshiron të kërcënojë ekzistencën e Izraelit, nuk do të ketë imunitet askund … Unë i them Iranit që të mos testojnë vendosmërinë tonë”.

Eli Cohen

Krahas Iranit, Cohen u shpreh se shërbimet sekrete të Izraelit janë të informuara për gjithçka ndodh në Lindjen e Mesme dhe se nuk do të lejonin që as Irani dhe as aleatët e tij të shtinin në dorë armatik atomik.

“Ne jemi nga të paktat shtete që mund të dërgojnë satelitë të avancuar në hapësirë”, vijoi ai.

Izraeli është fajësuar se qendron pas disa sabotimeve që kanë ndodhur në sektorin e energjisë atomike të Iranit, megjithatë shteti hebre nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!