Trondit Nuredin Dumani: 2 milion euro për të hedhur në erë pallatin në Elbasan, do të vritej Erion Alibej

schedule17:40 - 14 Qershor, 2022

schedule 17:40 - 14 Qershor, 2022

Shifrat financiare të ofruara tek Nuredin Dumani nga grupet kriminale në Elbasan, raportohen mjaft të majme dhe tepër të çmendura, duke kaluar çdo parashikim të mundshëm për terrenin Shqiptar.

Për një vrasje paguhej nga 50 mijë euro, 100 mijë euro, duke u rritur në 300 mijë euro, e deri në 2 milion euro. Rritja e çmimit në këtë “biznes” ka ardhur si pasojë e mllefit dhe hasmërisë së madhe, të lindur mes kundërshtarëve kriminalë.

Në dosjen hetimore,  bie në sy se grupi i Erjon Alibej alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin.

Lexoni KËTU gjithçka mbi Nuredin Dumanin

Dhe për të fituar këtë luftë, nuk kursenin asgjë nga financat e vetë që arrinin të fitonin nga trafikimi i kokainës.

Sipas dëshmisë së dhënë para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Nuredin Dumani tregon se vetëm për “kokën”, e Arjan Spahiut, kunatit të Erjon Alibej, i është afruar një shumë prej 300 mijë euro.

Vetë Dumani, ka pranuar në SPAK se ka mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibej dhe Hajdar Bakos.

“…Arjan Spahiu, që mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për tu ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë, do më jepte 300 mijë euro…” – shprehet Dumani.

Ora TV

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!