Trondit Luis Alberto: Nuk dua të rri më te Lazio, largohem edhe pa marrë asnjë euro

schedule19:27 - 13 Prill, 2024

schedule 19:27 - 13 Prill, 2024

Luis Alberto tronditi fansat duke njoftuar drejtpërdrejt në televizion se ai “tashmë i ka kërkuar klubit të më ndërpresë kontratën” në mënyrë që të mund të largohet këtë verë.

Mesfushori kishte qenë pranë largimit disa herë në vitet e fundit, për të ndryshuar gjithmonë mendjen, por këtë herë situata duket të jetë ndryshe.

“Javët e fundit kanë qenë të vështira për mua. Nuk e di se cili do të jetë projekti, por mund të them se sigurisht që nuk do të jem pjesë e projektit për sezonin e ardhshëm”.
“Unë tashmë i kam kërkuar klubit të më ndërpresë kontratën, nuk dua të marr një euro më shumë nga Lazio. Unë mendoj se është koha tani për të hequr dorë. Ky klub më ka dhënë shumë, por ka ardhur koha që të largohem dhe t’ua lë të tjerëve”, ka thënë Luis Alberto për DAZN.

31-vjeçari është nën kontratë deri në qershor të vitit 2027, kështu që mbetet për t’u parë nëse ai kërkon një transferim apo thjesht ndërpret marrëveshjen para kohe./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!