Pritjes i erdhi fundi. Futbolli i madh europian kthehet në fushë për trofeun e parë të sezonit.
Të gjithë sytë drejtohen në “Bluenergy Stadium” të Udine, ku në orën 21:00 Paris Sent Zhërmen dhe Tottenham do të luajnë për Superkupën e Europës.
Parizienët, që zbresin në fushë si kampionë të Champions janë favoritë absolutë sipas të gjitha parashikimeve.
Por vigjilja e kësaj sfide të rëndësishme nuk ka qenë aspak e qetë për skuadrën e Luis Enrike për shkak të çështjes “Donnarumma”. Kjo ishte edhe tema që dominoi konferencën zyrtare për mediat të teknikut spanjoll, që mori përsipër autorësinë e largimit të portierit italian.
“Nuk ka dyshim që Donnarumma është një nga portierët më të mirë të botës. Por kjo është jeta e futbollistëve të këtij niveli. Janë vendime që duhet të marrim dhe unë jam përgjegjesës 100%. Skuadrës i duhej një portier me të tjera karakteristika. Duket një vendim i vështirë në sytë e botës, por unë duhet të mendoj për skuadrën”.
Kështu, porta e Paris SG në finalen e Superkupës do të mbrohet nga Luka Chevallier, i cili u ble nga Lille pak ditë më parë për 30 milion euro. Ndërkohë, mungesë e rëndësishme për Enrique është ajo e Joao Neves, që është i skualifikuar pas kartonit të kuq në finalen e Botërorit për Klube.
Nga ana tjetër, me shumë mungesa vjen në finalen e Udines, Tottenham.
Londinezët janë në mes të një revolucioni. Trajneri Ante Postetoglu dhe kapiteni Son, që I dhuruan sezonin e shkuar trofeun e Europa League janë larguar. Po ashtu, Spurs duhet të bëjnë pa lojtarë të tjerë të rëndësishëm që vuajnë dëmtime si Madison, Bisuma, Kulusevski apo Udogie./abcnews.al

