Triumfi ndaj Napolit me pasoja, Ibrahimovic humbet dy sfidat e radhës

schedule08:59 - 23 Nëntor, 2020

schedule 08:59 - 23 Nëntor, 2020

Milani mori dje një fitore të madhe me rezultat 1-3 ndaj Napolit, por jo pa efekte anësore. Zlatan Ibrahimovic, autor i dy golave mbrëmë dhe padyshim njeriu kryesor i skuadrës së Piolit, doli nga loja në minutën e 79, për shkak të një dëmtimi muskulor.

 

Padyshim frikë te Milani, që deri më tani i është falur “madhështisë” dhe golave të 39-vjeçarit. Në edicionin e sotëm të gazetës, Tuttosport hedh më shumë dritë rreth dëmtimit të suedezit.

Gjithçka mbetet në kuadrin e një shqetësimi muskulor, që nuk pritet të jetë një problem serioz për Ibrën, por atij do i duhet të mos jetë në dy sfidat e radhës për Milanin. Ndaj Lille në Europa League dhe ndaj Fiorentinës në Serie A, sulmuesi nuk pritet të jetë në dispozicion të Piolit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!