Andrea Pirlo i gëzohet triumfit 1-4 në fushën e Ferencvaros në Champions League, por nuk i kursen kritikat për lojtarët e Juventusit në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.
“Jemi të kënaqur me rezultatin, por mund të bënim më shumë në aspektin e lojës. Bëmë shumë gabime sipërfaqësore, ndoshta edhe prej faktit që rezultati ishte vulosur.
Gjithsesi, rëndësi sonte kishin tre pikët dhe ia dolëm t’i merrnim, por duhet të përmirësohemi shumë. Bisedoj shumë me lojtarët, por në fushë zbresin ata dhe jo unë.
Duhet të tregohemi më pak egoistë, duhet të mësojmë t’i mbyllim ndeshjet shumë më shpejt“, deklaroi trajneri i kampionëve të Italisë. /abcnews.al