Lirim Zendeli, 20-vjeçari shqiptar me origjinë nga Maqedonia Veriore, bën historinë duke fituar garën e parë në Formula 3. Kjo është fitorja e parë e një shqiptari në botën e automobilizmit.
Zendeli, ditën e djeshme arriti të fitonte Pole Position e parë të tij në pistën belge të Spa – Frankoshamp. E bëri diçka të tillë pikërisht aty ku nesër do të garojnë edhe të mëdhenjtë e Formula 1.
I nisur nga vendi i parë, Zendeli nën pilotimin e makinës së tij të skuderisë Trident, ia doli ta mbyllte i pari garën, duke arritur kështu fitoren e parë në karrierë.
Lirim Zendeli është një ndër pilotët e talentuar në automobilizmin botëror dhe shpresa e madhe e shqiptarëve për të pasur një pilot në Formula 1. /abcnews.al



