Triumfi i Milatoviç në Malin e Zi, gazetarja: Tre prioritetet e presidentit të ri, rezultati surprizë

schedule23:33 - 2 Prill, 2023

schedule 23:33 - 2 Prill, 2023

Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku, në një lidhje direkte nga Podgorica, ku sapo përfundoi festa e triumfit të Jakov Milatoviç, i cili u zgjodh presidenti i ri i Malit të Zi, tha se ka përfunduar epoka e më shumë se dekadave të sunduar nga Gjukanoviç, ndërsa Milatoviç e ka cilësuar këtë si fitoren e demokracisë.

Karadaku bëri me dije se 3 prioritetet e presidentit të ri të Malit të Zi janë, ekonomia, drejtësia dhe integrimi europian.

“Ka përfunduar një epokë prej 3 dekadash. Milatoviç e ka cilësuar si fitoren e demokracisë, ndërkohë që ka bërë publike 3 prioritetet e tij,  ekonomi, drejtësi dhe integrim europian.

Gjatës festës kanë qenë edhe parti serbe. Duhet thënë se të gjithë partitë opozitare dolën kundër Gjukanoviç.

Eshtë një epokë e re, pasi këtu pritet të mbahen edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme. Sot këtu ka përshëndetur fitoren e Milatoviç edhe kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviç.

Pritshmëritë ishin që do të kishte një rezultat të ngushtë, por rezultati 60-40 ishte dërrmues për Gjukanoviç.

 Nuk dihet nëse do ta shohim më në politikë, Milo Gjukanoviç-in” tha Linda.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!