“Triumfi i jetës dhe i dashurisë”, kryeministri Rama tregon sa prindër kanë përfituar bonusin e bebes

schedule08:22 - 19 Korrik, 2020

schedule 08:22 - 19 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele ka zgjedhur që ta nisë kme fotot më të bukura nga foshnjat.

Shefi i qeverisë përmes disa fotove në Facebook, shkruan se në 6 muaj bonusi i bebes i ka shkuar 15 713 mijë prindërve, ndërsa fotot e foshnjave i cilëson pamje të triumfit të jetës e të dashurisë.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me këto pamje të triumfit të jetës e të dashurisë, e duke ju informuar se bonusi i bebes (40,000 – 120,000 lekë të reja) u ka shkuar prindërve të 15,713 të porsalindurve në 6 muajt e parë të 2020, ju uroj një të dielë të paqtë 🙏”, shkruan Rama./abcnews.al