Triumf i madh i Napolit, djemtë e Conte triumfojnë me “poker” ndaj Cagliari

schedule20:24 - 15 Shtator, 2024

schedule 20:24 - 15 Shtator, 2024

Ishte padyshim një fitore e madhe, sidomos kur vjen në një transfertë si ajo e Cagliari.

“Blutë” e Napoli kanë shkëlqyer pasditen e kësaj të diele, teksa mundën të shënojnë plot katër gola në portën e kundërshtarëve, duke regjistruar fitoren e parë me goleadë këtë sezon.

Nga një rrjetë prej secilit Giovanni Di Lorenzo, Kvicha Kvaratskhelia, Romelu Lukaku e Alessandro Buongiorno në minutat 18′, 66′, 70′ e 93′.

Pas kësaj fitoreje, Napoli ngjitet në kuotën e 9 pikëve, teksa pas katër javëve të para të kampionatit kanë mundur të regjistrojnë 3 fitore dhe 1 humbje. /i.m /abcnews.al