Triumf i çmendur i Ballkanit, festojnë edhe Gjilani e Drenica e Devollit

schedule15:59 - 28 Tetor, 2020

schedule 15:59 - 28 Tetor, 2020

Përmbysje e madhe e Ballkanit, që ia ka dalë të mposhtë skuadrën e Prishtinës me rezultatin e ngushtë 2-1. Kryesuesit e Ipko Superliga e panë veten në vështirësi, pasi skuadra kryeqytetase kishte shënuar që në pjesën e parë me anë të sulmuesit Otto John.

U duk se Prishtina po merrte pikë e plota, por zgjidhja e Ismet Munishi ishte Mevlan Zeka. Sulmuesi veteran shënoi në minutën e 88-të golin e barazimit, kurse në minutën e gjashtë shtesë atë të fitores që i gëzoi të gjithë në Suharekë.

 

Renditja e kampionatit

Gjilani, pas triumfit në transfertë kundër Prishtinës, ka marrë tre pikë të tjera me vlerë dhe mban vendin e tretë në renditje, duke ruajtur hapin e ekipeve mbi ta. Kundër Besës së Pejës skuadra e Gentian Mezanit iu fal një autogoli të De Paula në shtesën e pjesës së parë dhe mori pikët e plota.

Debutim me fitore për Bledar Devollin, i cili drejtoi Drenicën në triumfin 2-1 kundër Trepça ’89. Lushtaku dhe Zabërgja shënuan golat për ekipin e gjirokastritit, kurse Muja i ngushtoi shifrat në fund me anë të një penalltie. Gjithsesi tre pikët shkuan për Drenicën. /abcnews.al

IPKO SUPERLIGA – JAVA 9
E mërkurë, më 28 tetor, ora 14:00

Drenica-Trepça ’89 2-1
Shënues:
Lushtaku 66’, Zabërgja 81’ / Muja 90’ (pen.)
Ballkani-Prishtina 2-1
Shënues:
Zeka 88’, 96’ / Oto John 36’
Gjilani-Besa 1-0
Shënues:
De Paula 46’ (aut.)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!